Dëmtimi i mozaikut, Kadia: E vështirë ndërhyrja për shkak të reshjeve

Duket se problemi i shkatërrimit të mozaikut të Tiranës do të marrë përgjigje pas shumë kohësh, pasi kushtet e këqia të motit nuk lejojnë ndërhurjen në rikonstruksionin e veprës dukë e lënë në mëshirë të fatit dhe të kushteve atmsferike të cilat vazhdojnë ta vënë në rrezik gjithnjë e më shumë ekzistencën e mozaikut.Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës, Arbër Kadia tha se ky problem është në fokus të Ministrisë së Kulturës, por nuk behet dot ndërhyrje pa ndryshuar temperaturat atmosferike.Gjendja e mozaikut Tirana u rrezikua për shkak të mosmirmbajtjes dhe kushteve të këqia të motit, duke u përkeqësuar edhe më shumë gjatë pasdites së të hënës.