Ligji i sigurimeve hyn në fuqi për privatët, MSH nis proçesin për autonominë e spitaleve
Në fund të muajit mars, ligji i sigurimeve të detyrueshme shëndetësore hyn në fuqi edhe për spitalet private. Kjo do të thotë se pacientët do të mjekohen falas ose me cmim të reduktuar edhe në sektorin privat, ndërsa për spitalet ky ligj i jep akses të financohen nga fondi i sigurimeve shëndetësore.Kjo, sipas drejtoreshës së ISKSH-së Elvana Hana do të rrisë konkurrencë në në treg për të parë performancën dhe më pas financimin.Ministria e Shëndetësisë dhe USAID kanë ngritur grupin e punës për procesin e autonomisë spitalore. Autonomia do të pasojë me pergatitjen e menaxhereve te spitaleve, ku për këtë do të ketë edhe një shkollë të vecantë. Projekti i parë pilot i nisur në 2001 është bërë në spitalin e Durrësit.Ekspertë të USAID thanë se ky bord menaxherial do të funsionojë si një zë i ngritur nga pacientët për problemet e ndryshme dhe nuk do të ketë asnjë lidhje apo varësi politike.