Drama e Nakim Dokles, deputeti: Nuk ka asnjë denigrim të fesë

Namik Dokle autori i veprës “Shën Maria e Beratit” që u anulua ditën e mërkurë në teatrin e Korcës "Andon Zako Cajupi", nga besimtarët ortodokë së këtij qyteti, i ka cilësuar akuzat e ngritura ndaj tij si jashtë konteksit dramatik dhe duke e shpjeguar me faktin sipas tij se drama nuk ka të bëjë me asnje ceshtje fetare apo politike, por eshte krijim i mirefilltë artistik.Ndersa Mitrolpoliti i Korcës Imzot Johani ka shpjeguar indinjatën e besimtarëve të qytetit të serenatave për këtë vepër.Por drejtoresha e Tetarit te Korces, Zamira Kita, ka thënë se do të rishikohet nëse shfaqja do të vendoset përsëri në skenë.Drama e cila filloi të shfaqej në teatrin e Korces “Andon Zako Cajupi” në datën 19 janar, pas 5 ditësh u ndërpre për arsye të reagimit të fortë nga komuniteti ortodoks.