Rama me aleatët e majtë skemë për ruajtjen e votës, mungon Dule
Zgjedhjet e 23 qershorit kanë mbledhur pasditen e sotme në një takim kreun e opozitës dhe Kryetarin e PS, Edi Rama me aletatët e tij të majtë. Takimi është mbajtur në selinë rozë, nën prezencën e kreut të PSD-së Skënder Gjinushi, kreu i PDS-së Paskal Milo, kreu i LDS-së Spartak Ngjela, kordinatori Prec Zogaj dhe kreu i PSV 91 Spartak Koci.Ajo cfarë ra në sy në këtë takim mes aleatëve të opozitës ishte mungesa e kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule, rreth të cilit nuk dihen shkaqen e mosprezencës.Ndërkaq mendohet se në fokus të bisedimeve ka qenë pregatitja për fushatën zgjedhore si dhe përcaktimi i koalicioneve parazgjedhore.Vlen të theksohet fakti se kreut të PS Rama prej kohësh i ishte kërkuar një takim nga aleatët e majtë, në mënyrë të vecantë nga Paskal Milo për të përcaktuar objeksionet dhe strategjinë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.