Meta tryezë për praktikat e punës: “Arsimim për punësim”, sfida e LSI-së

Arsim për punësim. Kjo ka qenë deviza kryesore e LSI për të rinjtë shqiptarë të paraqitur gjatë tryezes së rrumbullakët me temën “Praktikat e Punës në shërbim të studentëve për trajnim profesional”. Kryetari i LSI, Ilir Meta vlerësoi gjatë fjalës së tij domosdoshmërinë e aplikimit të praktikave të punës për studentët, rregullimi i të cilës duhet të bëhet me ligj, ligj ky që i njeh praktikat e punës dhe së dyti të avancohet përmes shembullit konkret. Për konkretizimin e këtij hapi numri një i LSI ka kërkuar më tepër bashkëpunim mes Universiteteve, biznesit dhe qeverisë.“Shpreh besim të plotë që përmes këtij debati do realizojmë një ndërgjegjësim më të madh për zhvillimin e praktikave të punës. Për ne si LSI deviza jonë për arsimin është arsimim për punësim. Gjithcka duhet të jetë në funskion të tregut të punës. Mendoj se një partneritet mes qeverisë, universiteteve dhe biznesit është shumë i rëndësishëm, vetë universitetet duhet të jenë të interesuara për të realizuar praktikat e punës në mënyrë efektive. Sa i takon biznesit, ai ka një rol mjaft të rëndësishëm, 80% e ekonomisë sonë është e bazuar në ekonominë private. Kjo mund të realizohet përmes marrëveshjeve dhe memorandumeve, ndërsa sa i takon qeverisë kjo besoj se është më e thjeshtë. Mendoj që duhet punuar në drejtim të legjislacionit për të bërë përmirësisme që garantojnë praktikat e punës dhe së dyti kjo do të avancojë përmes shembullit konkret. Kjo është inciativë e LRI, ne e mirëkuptojmë dhe e mbështesim, ne do përpiqemi të japim shembullin konkret. Një sfidë tjetër për praktikat e punës ka të bëjë edhe me formimin profesional në përgjithësi, i cili është një proçes që është në vazhdim” tha ai.I pranishëm në tryezë, Ministri i METE-s, Edmond Haxhinasto, parashtroi domosdoshmërinë e përqasjes së ligjit, organizimit të sistemit arsimor, si dhe përmirësimin e tregut të punës me qëllim që ekonomia të shkojë drejt një standardizimi më të lartë të kërkesës për punë.Projekti i ndërmarrë nga LRI “Praktikat e Punës”, janë programe të cilat u shërbejnë studentëve për trajnim profesional. Mënyra tipike e te zhvilluarit të një praktike punë nënkupton shkëmbim eksperience ndërmjet praktikantit dhe punonjësit që e ka në mbikëqyrje.