Arvizu kërkon vetëpërmbajtje: Shqiptarët etnikë sytë nga Tirana zyrtare

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu kërkon vetëpërmbajtje nga Tirana zyrtare në qëndrimet për situatën në Luginën e Preshevës, edhe në kohën kur fushata elektorale është përpara. Diplomati amerikan ndërsa tha se SHBA mbështet integrimin në strukturat Euro-Atlantike të Ballkanit Perëndimor, apeloi kujdes për cështjet etnike."SHBA, sikurse e dinë të gjithë që mbështesin anëtarësimin e vendeve në Euroatlantik dhe nga të gjitha pjesët e lëvizshme është pjesa e dialogut Prishtinë-Beograd, prandaj është e rëndësishme ta mbajmë këtë në lëvizje në drejtimin pozitiv. Qartazi për njerëzit në Shqipëri ka vërtet interes për mirqënien e shqiptarëve, qoftë nëse jetojnë në Maqedoni, Kosovë, apo Preshevë, por ana e kundërta e kësaj janë shqiptarët etnikë që jetojnë në këto zona. Ata shohin tek Tirana, qeveria politikë për udhëheqje. Është e rëndësishme që të mund t'i rezistohet tundimit, vecanërisht në klimën e zgjedhjeve që keni përpara”tha Arvizu.Deklarata e Ambasadorit amerikan u bë pas takimit me kreun e FRD-së Bamir Topi, ku ky i fundit në oponencë me qëndrimin e Kryeministrit për rishikim të marrëdhënieve me Serbinë tha se është koha për vijimin e dialogut nga palët për situatën e krijuar.Pas heqjes së lapidarit të UCPMB-së në Preshevë nga qendra e komunës, Tirana zyrtare reagoi ashpër ndërsa Kryeministri paralajmëroi rishikim të marrëdhënieve me Serbinë.