Clinton letër Ramës, vlerëson takimin me Kryesocialistin gjatë vizitës së saj në Tiranë

Rreth 3 muaj pas vizitës së saj zyrtare në vendin tonë, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton i ka dërguar një letër kreut të selisë rozë Edi Rama, në të cilën vlerëson takimin dhe diskutimet që pati me Kryesocialistin, ndërsa nuk ka lënë pa e falenderuar edhe lidhur me dhuratën simbolike, emblemën perj argjendi me shqiponjën dy krenare.Kreu i PS e ka ndarë këtë moment me ndjekësit e tij në rrjetin social twitter, ku shkruan “kenaqesi fort e posacme kur nje dite, per me teper me shi,nis me nje leter si kjo mbi tryezen e punes”.“I nderuar .Zoti. Rama! Ishte një kënaqësi që u takuam në Tiranë. Jam e kënaqur nga diskutimet që patëm rreth Shqipërisë dhe lidhjeve historike mes dy shteteve tanë. Ju falenderoj gjithashtu edhe për emblemën prej argjendi me shqiponjën dykrenare.Ky simbol i rëndësishëm shqiptar do mbtetet një kujtim shumë i mrekullueshëm i vizitës sime në Tiranë” shkruan në letrën e saj Clinton.Me 1 nëntor të 2012 Sekretarja Amerikane e Shtetit zhvilloi një vizitë zyrtare në vendin tonë në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.Zonja Clinton takoi me radhë krerët e shtetit, kreun e opozitës, duke finalizuar vizitën në Tiranë me një fjalë përshëndetëse që u dëgjua me vëmendje në Parlamentin shqiptar.Sekretarja Amerikane dha disa mesazhe, në kuadër të plotësimit të reformave me qëllim integrimin në BE, Clinton garantoi se SHBA do mbështesë Shqipërinë. Numri 2 i shtetit amerikan kërkoi që qeveria shqiptare të luftojë korrupsionin, të punojë seriozisht për zgjedhjet ndërsa apeloi që partitë politike të bashkëpunojnë për të mirën e qytetarëve që e kanë besuar me votë.