Gjanica përmbyt sërish Fierin, nën ujë disa banesa dhe biznese

Lumi Gjanica rrezikon sërish banorët e qytetit të Fierit. Reshjet e shumta të shiut që kanë rënë gjatë natës kanë bërë që lumi Gjanica të dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje në qytet, ku një lagje e tërë është vënë nën pushtetin e ujit, ndërsa paraprakisht konfirmohet përmbytja e 30 banesave dhe disa bizneseve që gjenden në atë zonë.Përballë kësaj situate Shtabi i Emergjencave Civile Fier eshte vene në gadishmëri të plotë për evaukimin e banorëve të zonës së përmbytur.Kjo është përmbytja e dytë brenda një harku kohor prej 6 ditësh në Fier, ku vërshimi i Gjanicës shkaktoi dëme të konsiderueshme për banorët e zonave përreth lumit.