Tiranë, goditet me levë fatorinoja e një furgoni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2013, 14:52
Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në kryeqytet.Një fatorino furgoni është goditur me levë nga një pasagjer pas një zënke me këtë të fundit.Sipas informacioneve është plagosur fatorinoja Zef Prenga 24 vjeç, i cili është dërguar me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore.Ndërkohë policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.