Anulimi i shfaqjes, drejtoresha e teatrit takon Mitropolitin e Korçës
Pas anulimit të dramës “Shën Mëria e Beratit” të Namik Dokles, shfaqje e cila është vënë në skenë nga trupa e teatrit të Korçës "Andon Zako Çajupi", drejtoresha e teatrit Zamira Kita ka zhvilluar një takim me Mitropolitin e Korçës, Imzot Johanin për të diskutuar në lidhje me shqetësimin e ngritur nga kisha ortodokse.Në një prononcim për mediat zonja Kita ka thënë se do të rishikohet nëse shfaqja do të vendoset përsëri në skenë, por shtoi se me shumë gjasa diçka e tillë nuk pritet të ndodhë.Drama “Shën Maria e Beratit”, e Namik Dokles, e vënë në skenë nga trupa e teatrit ‘Andon Zako Çajupi’, me regji të Dhimitër Orgocka, është anuluar, pas reagimit të komunitetit ortodoks. Mitropolia e Korçës është shprehur e indinjuar se shfaqja fyen ortodoksët korçarë.