Bozdo: Do kërkojmë dëmshpërblim nga CEZ-i në Arbitrazh
Qeveria shqiptare do kërkojë dëmshpërblim për dëmin ekonomik dhe për dëmtimin e imazhit në Arbitrazh. Pas deklaratave të CEZ Shpërndarje se do ta dërgojë çështjen në Arbitrazh, Zv.ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës Enno Bozdo deklaroi se qeveria shqiptare do të ndjek të gjitha rrugët për të arritur këtë qëllim.Ndërsa përsa i përket të ardhmes së CEZ numri dy i METE-s sqaroi se kompania do të menaxhohet nga shteti deri në momentin e përmirësimit të situatës dhe më pas do vendoset.Në lidhje me dëmtimin e imazhit të vendit pas largimit të këtij investitori strategjik Bozdo deklaron se do ketë kosto por përparësi ka furnizimi me energji i qytetarëve.Edhe njëherë Zv.ministri Enno Bozdo ripërsëriti se do të bëhet gjithçka që energjia të mos mungojë në asnjë moment në shtëpitë e qytetarëve.