Malltezi-Ramës: Transparencë për pallatin e bashkëshortes dhe tokën në Dajt
Vajza e kryeministrit Sali Berisha ka reaguar sërish sot ndaj akuzave të Partisë Socialiste në lidhje me akuzat për pasurinë e saj.Në një deklaratë për shtyp, Argita Malltezi theksoi se kryesocialisti Rama vazhdon serinë e tij të shpifjeve bajate të përditshme me zëdhënësit e tij të paguar.“Njësoj si i mbyturi që mendon se shpëton duke u kapur në një fije bari ti Z.Rama beson se mund të fshehësh lejet e dhëna për ndërtimin e pallatit të Lindita Bashës, në kundërshtim të hapur me ligjin për konfliktin e interesit dhe ligjin e urbanistikës, duke sulmuar tarifat private të një studioje avokatore, të caktuara në mënyrë transparente dhe në përputhje të plotë me ligjin e avokatisë” thekson Argita Malltezi.Sipas saj, Rama është i kapur nga paniku dhe mendon se duke me përmendur tarifat e shitjes së tokës nga privati tek privati, mund t’i shpëtoj transparencës dhe të fshehë burimin e padeklaruar të mbi 1 milion euro të ndërtimit të pallatit pajë.“Ti sulmon pse u kam deklaruar me transparencë të interesuarve çmimin e tokës me të cilin e shisnin pronarët privatë. Të kujtoj që transparenca është standart ligjor dhe moral të cilin duhet të gjesh kurajon ta zbatosh dhe ti, për të deklaruar para shqiptarëve burimin e 100 milionë lekëve kredi pa interes të gruas suaj si dhe arsyen e çmimit qesharak prej 2 dollarësh me të cilin keni blerë tokën e sarajeve me gjatësi 57 m linear që po ndërton në Dajt, ndërkohë që disa vite më parë çmimi edhe në zona më të thella ka qenë dhjetë herë më i lartë” përfundon deklarata e Argita Berishës.