Prokuroria: "Burgim të përjetshëm" për Shaban Noren

Prokuroria e Durrësit ka kërkuar burgim të përjetshëm për Shaban Norjen, autorin e masakrimit  të 18-vjeçares Aishe Vata.Prokurori i çështjes ka kërkuar masën e sigurisë “burgim të përjetshëm” me akuzën “Vrasje me dashje në rrethana të tjera cilësuese”.18 vjeçarja Aishe Vata u masakrua mbrëmjen e 11 tetorit të vit që lamë pas, ndërsa trupi i saj u gjet pak orë më pas në afërsi të mbikalimit të Fllakës në Xhafzotaj, ndërsa koka e së resë u gjet tre ditë më vonë, pas rrëfimit të 80 vjeçarit para oficerëve të policisë gjyqësore.Sipas skemës së kryerjes së krimit makabër, mësohet se  fillimisht 18 vjecarja u qëllua me një plumb në kokë dhe më pas autori i krimit i ka prerë kokën me sopatë duke ja larguar nga vendi i ngjarjes. Shkak i këtij akti sipas prokurorisë është bërë shtatëzënia e Aishes dhe mos pranimi  nga ana e 80 vjeçarit.