Qëllohet me karrige në kokë një infermier në QSUT

Një pacient ka qëlluar me karrige infermierin në shërbimin e Urologjisë në QSUT Rruzhdi Merja. Ngjarja ka ndodhur rreth orën 11:00 në ambjentet e jashtme të këtij shërbimi.Gjendja shëndetësore e infermierit Meraj është drejt përmirësimit, ai ka marrë plagë të rënda në kokë por fatmirësisht nuk ka rrezikuar jetën.Shkak i kësaj ngjarje është një avari elektrike në shërbimin e Urologjisë dhe pacientit i është shtyrë ndërhyrja për thërrmimin e gurëve në veshka.Spitali është njoftuar për ndërprejen e engjerisë por gjeneratori nuk arrin të furnizoj aparaturën e cila kërkon energji më të fuqishme.Drejtori i Spitalit Edmond Rrushi tha se bluzat e bardha ndihen në kërcënuar kur raste të tilla ndodhi shpesh por thotë se kush ngrenë duart mbi bluzat e bardha, duhet të ndërshkohet.“Ka patur një defekt të energjisë, kemi pezulluar ndërhyrjen.Pacienti që sulmoi infermierin nuk  ishte në emergjencë. Sulmi ndaj infermierit Merja është një ngjarje shumë e rëndë. Kush godet bluzat e bardha do të ndërshkohet. Ndërkohë  infermieri Ruzhdi Merja është në gjendje më të mirë shëndetësore” tha Rushi.Shefi i shërbimit Mustafa Xhani tha se për të njëtën arsye të energjisë elektike janë shtyrë 6 operacione në ditën e sotme. Pacienti që vuri dorë mbi infermierin nuk ishte në gjendje urgjente dhe se ndërhyrja e tij do të kryej pas 30 minutash.Ndërhyrjet kanë nisur normalisht 1 orë pas ngjarjes. Drejtori Rrushi tha se ka biseduar që avari të tilla mos të ndodhin më duke shmangur dhe incidente të tilla.