Situata kriminale në vend, debate në komisionin e sigurisë
Situata e sigurisë në vend ka shkaktuar debate mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës në komisionin e sigurisë.Deputetët socialistë e kanë cilësuar situatën kriminale në vend si alarmante ndërsa kanë kërkuar raportim të ministrit të brendshëm Flamur Noka.Socialistët gjithashtu kanë kërkuar që të raportojë në komision edhe Drejtori i Shërbimit Inteligjent me arsyetimin se kanë fakte që shërbimet inteligjente do të përdoren gjatë fushatës dhe zgjedhjeve të 23 qershorit.Një tjetër kërkesë e socialistëve ishte edhe thirrja për të raportuar në komision edhe të ministrit të ekonomisë Edmond Haxhinasto në lidhje me privatizimin e kompanisë Albpetol.Ndërkohë, Komisioni i Sigurisë vendosi që më 5 shkurt të raportojë Ministri i Brendshëm, Flamur Noka