Nikoliç: Do ndalojmë njohjen e Kosovës në OKB

Presidenti  serb Tomisllav Nikolliç  thotë se vendi i do të ndalojë njohjen e pavarësisë së Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.Sipas tij Bashkimi Europian dhe shqiptarët duhet të nisin të bisedojnë më seriozisht me Beogradin për zgjidhjen e këtij problemi."Ta zgjidhim në atë mënyrë që Serbia nuk do të mund të qeverisë me Prishtinën, por as Prishtina me shumë qytete në Kosovë atje ku serbët janë shumicë", ka thënë Nikoliç për mediat.Duke theksuar se dëshiron të ndjekë politikën edhe lindja, edhe perëndimi, Nikolliç thotë se se Serbia do që të ketë jo vetëm marrëdhënie ekonomike, por edhe politike me Bashkimin Evropian, Rusinë, botën arabe,  Afrikën, Azinë dhe Amerikën Latine."Serbia, deri më tani , nuk ka ndjekur politikën e tillë edhe lindja, edhe perëndimi, për të cilën unë kam folur në fushatë. Ajo ka folur  edhe për Kosovën, edhe për Bashkimin Evropian  çfarë nuk është politika që unë udhëheq. Natyrisht se do të jemi në BE dhe natyrisht se nuk do të pranojmë kurrë pavarësinë e Kosovës", ka thënë presidenti serb Timosllav Nikoliç.