Zhbogar në Mërdarë: Në shkurt marrëveshje të reja Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropianë në Kosovë, Samuel Zhbogar pret që në muajin shkurt të arrihen marrëveshje të tjera ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si rezultat i dialogut në Bruksel mes Kryeministrave të dy vendeve.Zhbogar ka vizituar sot pikën kufitare në Merdarë dhe është ndarë i kënaqur me funksionimin e Menaxhimit të Integruar të Kufirit.“Kam kaluar këtu para një viti dhe kam parë shumë tollovi, kurse tash e pash që kjo po shkon mirë dhe jam shumë i lumtur që Menaxhimi i Integruar i Kufirit është duke funksionuar tani për tani”, ka thënë Zhbogar.Sipas tij, puna profesionale që është treguar nga Policia e Kosovës dhe ajo e Serbisë ka sjellë komunikim dhe nga ky komunikim po shkurtohen procedurat e pritjes.