AKR kushtëzon Thaçin: Plotëso kërkesat ose dalim nga koalicioni

Partia e Behxhet Pacollit (AKR) i ka nisur kryeministrit Hashim Thaçi një letër kushtëzuese me disa kërkesa.Nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Makolli tha për KlanKosova se do të presin një javë që kryeministri Thaçi tu kthejë përgjigje dhe t’ua plotësojë kërkesat, në të kundërtën, ai thotë se do të tërhiqen nga koalicioni.“Ne kemi një program për zhvillimin ekonomik, por nuk kemi arrit ta realizojmë atë, në mungesë të hapësirës vepruese. Ne i kemi drejtuar letër kryeministrit me disa kërkesa, por nëse ato nuk plotësohen AKR-ja do të largohet nga koalicioni”, ka thënë Makolli.