MB i përgjigjet PD-së: Rifat Çokaj i padënuar, e kishit në polici kur qeverisët

Tiranë- Ministria e Punëve të Brendshme hedh poshtë të gjitha akuzat e bëra nga Partia Demokratike në lidhje me drejtuesin e ri të Komisariatit të Policisë së Malësisë së Madhe.Sipas MB-së, Komisar Rifat Çokaj ka një karrierë të gjatë dhe të vlerësuar në strukturat e Policisë së Shtetit.Ai ka punuar në Policinë e Shtetit edhe gjatë viteve të drejtimit të PD, 2005-2006. Është larguar nga Policia e Shtetit me kërkesën e tij, më datë 16.09.2006, kur mbante detyrën e specialistit të Drejtimit në Seksionin e Qendrës Operative dhe të Emergjencave.Çokaj është ripranuar në strukturat e Policisë së Shtetit, më 19.11.2013, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër. Bazuar në Dëshminë e Penalitetit, Rifat Jakup Çokaj, rezulton i padënuar.Ish-Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, akuzoi sot Ministrinë e Brendshme se ka emëruar shef komisariati në Malësinë e Madhë një person i cili ka shërbyer në kohën e komunizmit.Sipas Nokës ky emërim tregon mësë miri se inkriminimin e policisë së shtetit po e bën dyshja Rama-Meta.Rifat Cokaj deshmi penaliteti(Në foto: Dëshmia e penalitetit për Rifat Çokaj)