Vlorë, nisin regjistrimet në konvikte, kapaciteti pritës është 600

Vlorë - Vlora ka nisur regjistrimet për studentët konviktorë, të viteve të dyta e të treta. 31.000 (mijë) lekë të reja  u kushton  akomodimi në qytezën studenti të Vlorës,  të gjithë të rinjve që duan të sistemohen aty, për të ndjekur vitin  akademik 2014-2015.Rehabilitimi i  dy  godinave të vajzave dhe të djemve, tashme ka përfunduar ndërsa janë në pritje të akomodimit vetëm 600 studentë, kur numri i përgjithshëm i tyre shkon në 3500 që ndjekin rreth 17 degë studimi në Universitetin Shtetëror.Rritja e çmimeve të një ambient me qera, ka rikthyer vëmendjen e studentëve te konviktet. Drejtoresha e qytetezës studenti në Vlorë, Arta Luci, tha se tashmë kanë mbërritur studentët e parë, ata të cilët do t’i nënshtrohen provimeve të mbartura.Qyteza studenti gjatë periudhës së verës shërben dhe vend akomodimi për turistë e pushues, kryesisht  nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë, duke sjellë kështu  të ardhura dytësore të cilat  shkojnë si  zëra  investimesh.