Këshilli i qarkut Lezhë vlerëson mjeken Zefi me titullin “Mirënjohje”
Lezhë -Për frymën humane dhe shërbimin cilësor të dhënë ndaj qytetarëve, Këshilli i qarkut Lezhë i ka akorduar titullin “Mirënjohje” mjekes Regjina Zefaj, titull që për kreun e Këshillit të qarkut, Pashk Gjoni, është mëse i merituar.Mjekja Zefi i kushtoi një jetë të tërë shëndetsisë, ndaj është detyrim i këtij institucioni të promovojë dhe vlerësojë figura të tilla, që jo vetëm shërbyen për dekada, por ishin të pranishëm me punën e tyre edhe në momentet e vështira nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë.Me emocionin që përcjell një vlerësim prej kolegësh, mjekja Regjina Zefi ka shqiptuar vetëm fjalën “faleminderit”, një moment të cilin ajo e ka përkufizuar si më të veçantin e jetës së saj.Këshilli i qarkut Lezhë i ka kushtuar një vëmendje të veçantë në vlerësimet e tij profesioneve që kanë lidhje të shumta me qytetarët, siç janë mjekët dhe mësuesit, ndërsa deklarohet se këto nisma do të vijojnë të jenë prezente.