Eda Zari sjell në Berat festivalin e Jazz-it
Tiranë- Eda Zari është një këngëtare e njohur shqiptare e rritur profesionalisht në Gjermani.Shumë vite pasi i preku skenat shqiptare si fëmijë me të ardhme, ka zgjedhur që eksperiencën e saj kulturore ta transferojë në Shqipëri, duke marrë mbi supe Festivalin e muzikës “Jazz&Wine“ që do të mbushë me tinguj qytetin e lashtë të Beratit.“Për mua në këtë format të organizoj një Festival me kaq përmasa të mëdhaja në mëmëdhe është krejtësisht një gjë e re. Në të vërtetë është shumë emocionale, por për hir të së vërtetës duhet thënë se nuk jam në atë fazën e një emocioni, pasi duke qenë se ditë për ditë jam në rutinën e punës. Me dëshirën e mirë mendoj se do të realizohet në mënyrë ashtu siç edhe ne ëndërrojmë”.Dhe në fakt zgjedhja e qytetit të një mbi një dritareve, nuk ka qenë krejt rastësore.“Nuk duhet harruar që Berati ka dhe traditëne kultivimit të verës, kemi vreshta të tëra. Në këtë vend, pikërisht në këtë pjesë gjeografike të Shqipërisë të fokusohet vëmendja duke i patur pra të gjithë elementët e përbashkëta në një pikë të vetme”.Ndërsa barra artistike i mbetet njerëzve të artit siç është Eda Zari dhe Vaso Toles, Ministrisë së Kulturës dhe pushtetit lokal i mbetet mbështetja financiare dhe infrastrukturore.“ Besoj që kemi le të themi platformën më të mirë muzikore, kulturore, ushqimore, zbavitëse por edhe edukuese për ta realizuar këtë nëpërmjet këtij festivali”tha Ministrja Kumbaro.Kështu për dy ditë më rradhë foletë historike të Beratit, si Muzeu i Onufrit dhe ai i Etongrafisë do të kthehen në shtëpi të lashta të tingujve modern të muzikës Jazz.