Rrokadë në Komisionin e prokurimit publik, lirohen dhe emërohen nga detyra kryetari dhe disa anëtarë

Lirohen nga detyra kryetari dhe disa anëtarë të Komisionit të Prokurorimit publik. Vendimi është marrë në mbledhjen e kabinetit qeveritar, nga ku mësohet se Edi Spaho, kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik, lirohet nga kjo detyrë për tu zëvendësuar me Lealba Pelinkun, e cila deri më tani mbante postin e zëvendëskryetares së Komisionit të Prokurimit Publik.Ndërkaq janë liruar nga detyra edhe disa anëtarë të këtij Komisioni, përkatësisht Elton Lula dhe Klodi Beja, për tu zëvendësuar me Vilma Kruja Kadeshën dhe Denis Martopullan.Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është organi më i lartë në fushën e prokurimit publik dhe në mënyrë kolegjiale merr vendime që janë administrativisht përfundimtare për ankesat e paraqitura.