Monitorimi:Komisionet parlamentare s`e respektojë rregulloren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Janar 2013, 14:32
Gjatë një monitorimi të kryer nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim për 2012 vihet re se deputetët e Kuvendit të Shqipërisë nuk e respektojnë rregulloren e komisioneve parlamentare.Kështu në dy komisionet atë të sigurisë dhe integrimit vërehen mungesa dhe vonesa të ligjvënësve gjatë mbledhjeve,por edhe shkelje të tjera administrative.I pranishëm në këtë debat ishte edhe deputeti i opozitës Ilir Gjoni,i cili shprehu shqetësimin e tij mbi funksionimin e komisioneve parlamentare pa vullnet bashkëpunimi opozite-maxhorancë.Ky është viti i dytë që ky institute realizon monitorimet në komisionet parlamentare dhe vihet permirësime mjaft të limituara në tre fusha prezencën e anëtarëve,cilësinë e shqyrtimeve dhe përshirja e shoqërisë civile.