Vdekja e shefit të krimeve, Qeveria 5 mln lekë ndihmë familjes Skura

Edhe pse Musa Skura smund tu kthehet më fizikisht familjarëve të tyre, Këshilli i Ministrave në mbledhjen e zhvilluar gjatë ditës së sotme ka miratuar një ndihmë financiare për tu ardhur sadopak në ndihmë familjarëve, në vlerën prej 5 mln lekësh. Detajet lidhur me këtë vendim janë pasqyruar në faqen zyrtare të Kryeministrisë:“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.119/2012, datë 17.12.2012, “Për buxhetin e vitit 2013”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i MinistraveV E N D O S I:1. Dhënien e ndihmës financiare, prej 5 000 000 (pesë milionë) lekësh, për familjen e të ndjerit Musa Bajram Skura, ish- punonjës i Policisë së Shtetit, vrarë në krye të detyrës.2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi”.Shefi i krimeve të Burrelit, Musa Skura, u qëllua në befasi nga disa trafikantë armësh, gjatë një operacioni policor të zhvilluar mbrëmjen e datës 13 janar, në vendin e quajtur “Përroi i Kecit”, në fshatin Suç të Matit.Ai qëndroi për dy ditë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku ju nënshtrua disa ndërhyrje kirugjikale. Mjekët thanë se u detyruan ti hiqnin shpretkën dhe njërën veshkë, ndërsa nga plumbat ishin dëmtuar rëndë edhe tre organe të tjera.Dy ditë pas ngjarjes, kreu i krimeve të Burrelit u dërgua për një ndihmë më të specializuar në spitalin e Foggias në Itali po ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.