Ministri Noka vizitë në familjen e kreut të krimeve të Burrelit
Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ka vizituar sot familjen e kreut të krimeve të Burrelit Musa Skura i cili ndërroi jetë një ditë më parë në një spital në Foggia të Italisë.Gjatë vizitësMinistri Noka në emër të Ministrisë që drejton, por dhe në emër tëKryeministrit Berisha u ka shprehur ngushëllimet familjarëve të kreut të krimeve të Burrelit, i cili ra në krye të detyrës. Menjëherë pas vizitës, Noka deklaroi për mediat se homazhet për Musa Skurën do të zhvillohen nesër në Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë Tiranë, ndërsa më pas ai do të përcillet në “Varrezat e Dëshmorëve”.Ndërkohë që prej ditës së djeshme, familja Skura ka hapur dyert e mortit ndërsa nesër pritet që trupi i pajetë i kreut të krimeve të mbërrijë në atdhe nga Italia.Ndërkohë ditën e djeshme, familjen Skura e vizitoi edhe drejtori i përgjithshëm i policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.Shefi i krimeve të Burrelit, Musa Skura, u qëllua në befasi nga disa trafikantë armësh, gjatë një operacioni policor të zhvilluar mbrëmjen e datës 13 janar, në vendin e quajtur “Përroi i Kecit”, në fshatin Suç të Matit.Ai qëndroi për dy ditë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku ju nënshtrua disa ndërhyrje kirugjikale. Mjekët thanë se u detyruan ti hiqnin shpretkën dhe njërën veshkë, ndërsa nga plumbat ishin dëmtuar rëndë edhe tre organe të tjera.Dy ditë pas ngjarjes, kreu i krimeve të Burrelit u dërgua për një ndihmë më të specializuar në spitalin e Foggias në Itali po ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.