Sulmi ndaj gjyqtares,KLD, mirënjohje policisë për kapjen e autorit

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, përshëndet Policinë e Shtetit dhe organet e tjera të hetimit për arrestimin për një kohë të shkurtër të agresorit ndaj gjyqtares së Vlorës, Mirela Mishgjoni.Ndërsa ka falenderuar autoritetet për vënien para drejtësisë së autorit të këtij akti të shëmtuar, Këshilli i Lartë i Drejtësisë e konsideron të papranushëm çdo sulm ndaj togave të zeza dhe garanton të gjithë trupën gjyqësore në vend se cdo rast agresioni ndaj tyre do përballet me forcën e ligjit.Këshilli i Lartë i Drejtësisë thekson se gjyqtarët marrin vendime në emër të Republikës së Shqipërisë dhe cdo agresion ndaj tyre është goditje e shtetit ligjor. Këshilli i Lartë i Drejtësisë edhe një herë shpreh mbështetjen për trupën gjyqësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, por dhe për trupën gjyqësore në tërësi, duke garantuar se do ndërmarri të gjitha masat për të  rritur sigurinë dhe mbrojtjen e gjyqtarëve në vend” thuhet në deklaratën e KLD-së.