Vlorë, ndahet nga jeta në moshën 88 vjeçare aktorja Liza Laska
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2014, 20:55
Vlorë-Është ndarë nga jeta sot në moshën 88 vjeçare aktorja e njohur vlonjate Liza Laska.Homazhet në nder të aktores e cila ka lozur dhjetra role në kinematografinë shqiptare, do të zhvillohen nesër në orën 12:00 në teatrin “Petro Marko”, të Vlorës.Aktorja Liza Laska lindi në qytetin e Vlorës më 6 shkurt 1926. Ajo ka një karrierë të pasur në kinematografinë shqiptare dhe është vlerësuar dhe me titullin "Artiste e merituar".Liza Laska do të mbahet mend gjatë në rolin e plakës tek “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”apo “Dimri i Fundit”.Ja filmat në të cilat ka luajtur Liza Laska:
- Një ditë e mrekullueshme (2002)
- Vdekja e burrit, (1991)
- Kthimi i ushtrisë së vdekur, (1989)
- Familja ime (1987) në rolin e Teta Kalina,
- Dhe vjen një ditë (1986) në rolin e Nënës së Llano Bletes,
- Gurët e shtëpisë sime (1985)
- Vendimi, (1984) si nëna
- Dritat e qytezës, (1983)
- Në prag të lirisë, (1981)
- Plumba perandorit, (1980)
- Liri a vdekje, (1979)
- Gunat mbi tela, (1977)
- Lulekuqet mbi mure, (1976) me rolin e shërbyeses e Strehes Vorfnore,
- Dimri i fundit, (1976)
- Shtigje lufte, (1974)
- Brazdat, (1973)
- Malet me blerim mbuluar, (1971)