Rama: S'ka ndryshime në qeveri, ministrat ikin vetëm në rast skandalesh
Një ditë para se të nisë sezoni i ri politik socialistët kanë vendosur që punën ta nisin nga plazhi. Kryeministri Rama u ka ofruar një ditë në breg të detit deputetëve duke mbledhur grupin jo në selinë e partisë por në Durrës. Pasi kanë shijuar pushimet 1 mujore të zgjedhurit e popullit kanë hyrë një nga një në hotelin e zgjedhur nga mikëpritësi Vangjush Dako si kryetar bashkie dhe më pas kanë qëndruar në mbledhje gjatë gjithë ditës.Në fakt dita e gjatë e fundit e gushtit nuk ka qënë vetëm mbledhje. Diskutim pushimesh apo strategji parlamentate. E diela ka qenë edhe moment përmbylles festimi veror me një drekë të shtruar nga kryeministri njëkohësisht edhe kryetar i PS.Ora News ka mësuar se gjatë takimit me dyert të mbyllura, kryeministri Edi Rama i ka vënë pikat mbi “i” në lidhje me vazhdimësinë e kabinetit qeveritar që ai drejton.Kryeministri ka këmbëngulur se i beson ekipit që zgjidhi një vit më parë dhe se largime nga radhët e ministrave do të ketë vetëm në rast se ata përfshihen në skandale.Mësohet se gjatë mbledhjes senatorët e PS i kanë shprehur Rames shqetësimet për emërimet nepotike në administratë. Ata kanë qene kritike edhe për një sere ndryshimesh që lidhen me raportet që qeveria duhet të ketë me grupin parlamenat dhe për këtë janë ngritur 4 grupe pune:Grupi i parë lidhet me koordinimin e deputetëve për problemet e tyre në qeveri.Grupi i dytë do të shikojë paraparakisht ligjet që do të diskutohen në Kuvend.Grupi i tretë do të skanojë burimet njerëzore në administratën e çdo qarku.Grupi i katërt do të hartojë strategjinë elektorale të PS.Raportet të 4 grupet do t'ja paraqesin ekipit parlamentar socialist në fund të muajit shtator.Ndërkohë duket se kryeministrit i ka mbetur para syve pamja surprizuese e seancës së parafundit kuvendore ku ai humbi shumicën e cilësuar për shkak të mospranisë në sallë të deputetëve të mazhorancës, ndaj edhe është kërkuar firmosja e Kodit të Etikës që mes të tjerash i detyron ata të mos thyejnë vendimet e grupit Kuvendor.Kodi i Etikës mësohet se është hartuar nga deputeti Tauland Balla. Mbledhja e cila zgjati për orë të tëra ishte e parashikuar në dy pjesë të cilat I ndau një drekë në një prej hoteleve ku u mbajt takimi.Rama: E dielë e frytshme me Grupin ParlamentarNdërsa pas përfundimit, kryeministri Rama në një postim në Twitter e ka quajtur mbledhjen e deputetëve të PS, si të frytshme. Bashkangjitur shkrimit Rama ka publikuar edhe një foto gjatë mbledhje së sotme.
E diele e frytshme e Grupit Parlamentar per sesionin e ri,reformat e metejshme,punen ne ekip #PerkushtimperShqiperine pic.twitter.com/8ZKWxv98Qu— Edi Rama (@ediramaal) August 31, 2014