Pendohet xhihadisti Mentor Zejnuallhu, thotë se kurrë më nuk niset për në Siri
Xhihadisti kosovar, Mentor Zejnullahu, i cili u kap dy ditë më parë në aeroportin e Rinasit në Tiranë teksa shkonte për në Siri, është penduar për veprimin e tij.KTV ka raportuar se Zejnullahu është shprehur: “S'mund të shkoj më”.Ndërsa babai i tij, ka falenderuar shtetin e Kosovës dhe Shqipërisë që "i kanë kthyer" djalin.Teksa rrëfen ngjarjen e ndodhur, babai i Mentorit, thotë se djali i ka thënë se i duheshin para për të shkuar në pushime."Me u falë, është falur, por nuk ka qënë kurrë agresiv ndaj askujt, por nuk e di si ka ndodhur. Djalë i urtë është, djalë i sjellshëm, se ka menduar kush që ai do ti bëjë këto veprime. Ai më thoshte se kam pasur të shkoj në det në Shqipëri, për pushim. Madje dhe do pare ja kam dhënë me vete, nja 60 apo 70 euro, për detë ja kam dhënë"- thotë babai i Mentorit.