Elbasan, punëmarrësit nuk njohin Kodin e Punës, qytetarët: Kjo rëndon mbi dy palët
Elbasan - Kodi i Punës i cili përcakton të drejtat dhe detyrimet si të punëdhënësit dhe të punëmarrësit, duket se nuk njihet nga të dy palët. Ndonëse në administratën shtetërore ai njihet dhe zbatohet pjesërisht, ndërsa për punonjësit e punësuar në privat, as njihet e as zbatohet.Qytetarët elbasanas thonë se punëdhënësi nuk e zbaton Kodin e Punës, por edhe në rastet kur punëmarrësi ka njohuri, ai nuk kërkon zbatimin e këtij kodi, pasi vendi i tij i punës rrezikohet. Qytetaret shtojnë se mosnjohja e ligjeve rëndon mbi të dy palët.Mos zbatimi i të drejtave të punonjësve është parë jo më larg se disa ditë më parë, kur punonjësit e hidrocendralit të Banjës protestuan, pasi firma nuk u paguante atyre orët shtesë pas orarit zyrtar të punës. Në këtë rast nuk mund të themi se firma kontraktuese nuk njeh ligjet shqiptare, por vëmendja e munguar nga instancat shtetërore, çon edhe në moszbatimin e ligjeve.