Doda: KLD, masa ndaj gjyqtarit që liroi njeriun që goditi nënën për t'i marrë fëmijët

Tiranë – Nisur nga rasti i Yllka Tafilajt, vejushës 26-vjeçare të rrahur nga xhaxhai i burrit për t’i marrë fëmijët, deputetja demokrate Mesila Doda i kërkon KLD-së të veprojë urgjentisht ndaj gjykatësit që e la të lirë dhunuesin. Çështja u trajtua nga Gjykata e Faktit në Gjirokastër.“E patolerueshme...- shkruan Doda në Fb. - Dhunuesi i kësaj gruaje lirohet nga gjykatësi. Sot është i domosdoshëm, monitorimi i vendimeve të gjykatave për të gjitha rastet e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve.Shume shpesh i kemi parë këto farë gjykatësish që shpërndajnë paturpësisht padrejtësi ditën për diell, të fshihen pas petkut të pavarësisë. Bashkohem tërësisht me kërkesën e koleges sime znj. Majlinda Bregu, për monitorim të këtyre vendimeve dhe marrje masash urgjente ndaj atyre individëve që inkriminojnë jo vetëm drejtësinë, por bjerrin shpresën e hallexhinjve tek sistemi. KLD-ja duhet të veprojë, e ka detyrim të veprojë urgjentisht ndaj këtyre rasteve.”Një thirrje të ngjashme për këtë rast ka bërë edhe deputeti i PS-së Erion Braçe, i cili i ka drejtuar një thirrje publike Presidentit Nishani si kryetar i KLD-së: "President, mbroji gratë nga gjyqtarët e tu!"Një 26- vjeçare nga Tepelena, nënë e dy fëmijëve ka rënë pre e dhunës së ushtruar nga xhaxhai i të shoqit të saj. Shkak ka qenë kujdestaria e fëmijëve të 26-vjeçares. Ngjarja ka ndodhur më 25 gusht 2014,  kur 51-vjeçari M. Tafilaj nga Tepelena ka goditur me grushta në fytyrë e trup të venë e djalit të vëllait, duke i shkaktuar asaj dëmtime fizike.Pas denoncimit, ai u mbajt 24 orë i ndaluar dhe u lirua pasi  Gjykata e Faktit në Gjirokastër vendososi ndaj tij, masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.Sipas rrëfimit të vetë të dëmtuarës, gjithçka ka ndodhur në qendër të qytetit Tepelenë në prani të djalit të saj të vogël 5-vjeçar, të cilin 51-vjeçari kërkonte t’ia rrëmbente nga duart.ar.sh/Oranews.tv