Pas 18 universiteteve private do të mbyllen dhe 13 gjimnaze private
Pas mbylljes së 18 universiteteve private dhe publike do të mbylln edhe 13 shkolla të mesme private. Zv/ministrja e Arsimit dhe Sportit Nora Malaj, në një intervistë për Ora News tha se do të ketë monitorime të forta për regjistrimet në shkollat e mesme po ashtu edhe inspektime në shkollat e mesme private ku 13 prej tyre këtë vit do të mbyllen."Një grup i Ministrisë së Arsimit do bëje një inspektim tematik të përcaktuar, për të gjithë arsimin privat, jo për t' i parë ata me negativitet, por për të parë cilat janë pikat e dobëta dhe të forta, për të parë rastet, praktikat më të mira por edhe të mos lejojmë abuzivitetet dhe të mos i lejojmë për të mos ushtruar atë aktivitet në rast se ligji për arsimin parauniversitar nuk zbatohet", u shpreh Malaj.Për maturanatët që nuk janë fitues në universitete, ata që kanë studiuar në trevat e tjera shqipfolëse por dhe ata që janë kthyer nga emigrimi dhe duan të vazhojnë universitetin në Shqipëri të hënën duhet të plotësojnë formularin A1Z.Vetëm nga trojet pritet që rreth 600 maturantë të plotësojnë këtë formular për të pasur mundësi të nisin universitetin. Po ashtu 200 të tjerë janë të rinj që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit."Nesër është dita e parë kur fillon formulari A1Z dhe do të zgjasë 5 ditë, nga 1 shtatori deri në 5 shtator. Formulari A1Z i jap shansin e fundit të gjithë atyre maturantëve për tu futur në pjesën e garës meritë-preferencë.Për të gjithë maturantët që nuk kanë mbaruar në Shqipëri, por jashtë shtetit, puna e parë që bëhet është njohja e dokumentave për të bërë ekuivalentimin nëse i kanë dhënë provimet e maturës shtetëror apo jo.Plotësimi i formularit në raport me këtë krijon mundësinë që nëse nuk i kanë dhene provimet t'i japin ato", tha Malaj.Maturantët që kanë ngelur në provimet e maturës apo nuk janë paraqitur në testim do do të japin provimet e vjeshtës në shtator.Data e provimeve janë më datë 10 shtator provimi i gjuhës së huaj, 13 shtator provimi i gjuhës shqipe dhe i letërsisë. 16 shtator provimi i matematikës dhe 22 shtator provimi i lëndëve me zgjedhje.