Angli, 14 vite burg për shqiptarin, në kërkim për prostitucion që nga 2006

Një shqiptar i cili akuzohet për shfrytëzim prostitucioni dhe ishte në kërkim prej 8 vjetësh nga autoritetet angleze, është arrestuar dhe do të vuajë dënimin prej 14 vitesh burg.Vladimir Ismaili 40 vjeç përveç dënimit në mungesë të 14 viteve do të vuajë edhe 172 ditë për faktin se ka qënë në kërkim për gati 8 vjet.Ismaili u kap në Greqi në muajin qershor dhe u dërgua për në Britaninë e Madhe dhe doli para gjykatës së Manchesterit ditën e mërkuarë.BBC raporton se Vladimir Ismaili sëbashku me 6 persona të tjerë janë dënuar në vitin 2006 për trafik seksual dhe shantazh, pasi kanë detyruar të prostituojnë dy shtetase nga Lituania.Dy viktimat kanë deklaruar se u është thënë se do të fitojnë para në Angli, duke punuar nëpër klabe të ndryshme dhe duke punuar si pastruese. Por ato ishin shoqëruar në një hotel në Coventry, ku ishin detyruar të punonin si prostituta. Po ashtu njëra nga femrat ishte përdhunuar nga trafikantët.Njëra nga viktimat kishte arritur të lajmëronte të afërmit në Lituani, të cilët njoftuan autoritetet që bën dhe të mundur kapjen e Vladimir Ismailit dhe të një prej bashkëpunëtorëve të tij.Të gjashtë të pandehurit e tjerë janë burgosur në vitin 2006. Për ta janë dhënë dënime të ndryshme nga 3 deri në 11 vjet. Ndërsa ismaili u arratis tre muaj para gjyqit të tij.Në operacionin për gjetjen dhe kapjen e këtij të fundit u angazhuan një numër i madh strukturash dhe agjentësh të Policisë së Ëarëickshire, Manchesterit dhe Lituanisë si dhe agjentë të ndryshëm të inteligjencës dhe krimit në Britani.vladimir ismailiex/oranews.tv/