Inventarizuesit e BSH dalin para Gjykatës, 2 kryetarët mbeten në burg, 5 arrest shtëpie
Tiranë -Shtatë inventarizuesit e Bankës së Shqipërisë kanë dalë sot para togave të zeza dhe kanë mësuar masën e sigurisë ndaj tyre. Të 7 të akuzuarit kanë marrë masa të ndryshme sigurie.Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje për Emiliano Lamçe, arrest me burg për Gentian Jahjan dhe Bahri Allushin, arrest shtëpie për Fatbardha Gurthin, Mehdi Markun, Mehdi Molla dhe Ilir Dedja.Punonjësit e ndaluar për vjedhjen e Bankës, ngarkuar me inventarin e parave, Gentian Jahja, Ilir Dedja, Emiljano Lamçe, Mehdi Marku, Bahri Allushi, Mehdi Molla dhe Fatbardha Gurthi janë njihur me akuzën e Prokurorisë, e cila kërkoi arrest me burg për ta si dhe për 9 punonjësit e mëparshëm dhe një të jashtëm, që janë tashmë në qeli.Para vendimit, avokati i njerit prej inventariezuesve të parave, Mehdi Markut, deklaroi se inventaret kanë qenë me përzgjedhje dhe jo të plotë e si të tillë, kanë rezultuar të rregullt. Arkat e parave janë përzgjedhur nga audituesi i caktuar nga Banka. (Lexo më shumë) Prokuroria e Tiranës firmosi pasditen e 29 gushtit, 7 urdhër-ndalimet, që u ekzekutuan nda policia e Tiranës pas akuzës "shpërdorim detyre" të ngritur ndaj tyre pasi kanë qënë anëtarë të Komisionit të Inventarizimit të Bankës në vitet 2012-2013. Duke mos e kryer inventarin sipas rregullores, ata nuk kanë pikasur 8 kolitë e vjedhura të parave. Për këtë arsye dhe për faktin që ata nuk e parandaluan vjedhjen në një fazë të mëparshme, ndodhen nën hetim.Në sqarimin e Prokurorisë së Tiranës sqarohej se "nga kqyrja e kolive në arkën për veprim, rezulton se tetë kolitë e prekura, në të cilat janë vjedhur lekët, kanë mangësi fizike, lehtësisht të evidentueshme, fakt i cili nëse do ishte zbatuar rregullorja për inventarizimin e vlerave monetare , do ishin konstatuar dhe pasojat do ishin me të lehta, pra Banka e Shqipërisë nuk do vazhdohej të vidhej deri në datë 21 qershor 2014." Shtatë inventarizuesit e Bankës u ndaluan ditën e premte, më 29 gusht, nga Policia e Shtetit.
(Në foto: Fatbardha Gurthi sot në Gjykatë)(Video: Shtatë inventarizuesit gjatë marrjes së masës së sigurisë në Gjykatë)(Video: Shoqërimi i shtatë inventarizuesve sot për në Gjykatë)10 të arrestuarit e parë dhe që ndodhen në qeliDeri janë të arrestuar dhe ndodhen në qeli, 10 persona për akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa vetëm për Ardian Bitrajn, me detyrë përgjegjës i zyrës së stokut të Thesarit është ngritur akuza për vjedhje.1. Ardian Bitraj-Me detyrë përgjegjës i zyrës së stokut të Thesarit2. Mimoza Bruzia- punonjëse në Departamentin e Emisionit3.Petrit Ramohitaj, me detyre pergjegjes i arkes ne veprim, ne Departamentin e Emisionit ne Banken e Shqiperise,4.Liljana Tusha, me detyre specialiste e arkes ne veprim, prane Deprtamentin e Emisionit ne Banken e Shqiperise,5.Lavdim Cani, me detyre specialist i arkes stok(tranzit) prane Deprtamentin e Emisionit ne Banken e Shqiperise,6.Myzejen Belba, me detyre specialiste e arkes stok(tranzit) prane Deprtamentin e Emisionit ne Banken e Shqiperise,7.Dhimiter Davidi, me detyre vezhgues-operator, prane departamentit ne sigurimit dhe mbrojtjes ne Banken e Shqiperise.8.Klevis Bejtja, nipi i Ardian Bitrajt, jo punonjës i Bankës9.Bashkim Xhilaga, Shef i arkës stok dhe në veprim10. Dorian Çollaku, Drejtor i Thesarit[caption id="attachment_363388" align="alignright" width="640"]
(Në foto: Shoqërimi i shtatë inventarizuesit sot për në Gjykatë)[/caption]Video: Raportimi i gazetarit Xhevahir Zhabina nga Gjykata e Tiranës