Durrës, shpëtohen nga dallgët në Golem, babai me dy fëmijët e vegjël

Durrës - Një baba me dy fëmijët e tij të vegjël është shpëtuar sot në det nga patrulla e Agjensisë Kombëtare të Bregdetit.Familja nga Kosova kishte ardhur në Golem për pushime dhe kishte hyrë në det ndërkohë që kishin nisur dallgët.Po sot, në Gjirin e Lalzit, janë shpëtuar edhe dy qytetare, 25 dhe 50 vjeçe. Policia Kufitare dhe rojet e bregdetit kanë konstatuar në distancë nga bregu, dy qytetaret që kërkonin ndihmë sepse po rrezikonin të mbyteshin dhe në ndihmë të tyre u dërgua me shpejtësi, një qytetar me pedalinë që ndodhej në afërsi, i cili u ka shpëtuar jetën.ar.sh/Oranews.tv