Fiskultura, jo më orë pushimi në shkolla, zv/ministri nga Shkodra: Mësuesit të dhjamosur

Shkodër - Pasi u deklarua më herët haptazi nga kryeministri Rama pakënaqësia që ai kishte me performancën e mësuesve të fiskulturës, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka nisur në të gjithë vendin prezantimin e platformës së edukimit fizik në sistemin parauniversitar.Ndalesa e radhës ishte Shkodra, ku gjatë takimit më mësuesit e edukimit fizik të këtij qarku, zv/ministri Rauf Dimraj, pranoi se vendi ynë ndodhet poshtë standarteve dhe ku syri të sheh mësues fiskulture të dhjamosur. Ai shtoi se sipas një studimi të bërë, në Shqipëri vetem 4% e popullatës merret me lëvizje sportive.Me nisjen e vitit të ri shkollor 2014 – 2015, në Shqipëri merr jetë programi “Sporti në Shkolla”, që synon rritjen e aktivitetit fizik të nxënësve në mjediset shkollore. Kjo masë erdhi pas përformancës së dobët që kishin të rinjtë e vendit tonë dhe ku në pjesën më të madhe të shkollave, ora e fiskulturës më shumë shërbente si orë pushimi sesa një orë aktiviteti sportiv.