Përplasen për sheshin, Rama: Je kryebashkiak koti, Basha: Hakmarrje vagabondi

Tiranë – “Kryebashkiaku më kot i historisë së kryeqytetit” – Ky është vlerësimi i Kryeministrit Rama për kryetarin e bashkisë Lulzim Basha, njëhërësh kryetar i Partisë Demokratike.Ndërsa thuajse çdo ditë Rama ndjek "çlirimin" e Tiranës nga ndërtimet e paligjshme dhe ato të ligjshme, bërë vend e pa vend, sot ka postuar një pamje nga “kolonat” në afërsi të kryeqytetit, prej ku është zhvendosur një restorant.“Vazhdon shkulja e çibanëve nga kërthiza e Tiranës së braktisur prej kryebashkiakut më kot të historisë së kryeqytetit,” – shkruan Rama në Fb.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të PD, Lulzim Basha, i cili akuzon Ramën se ka bllokuar investimet dhe kjo është hakmarrje vagabondi.
ar.sh/Oranews.tv