Devoll, banorët në protestë, fshati Fitore 3 muaj pa ujë të pijshëm
Devoll - Banorët e fshatit Fitore në Devoll kanë dalë sot në protestë për ujin e pijshëm. Banorët shprehen se fshati ka 3 muaj pa ujë të pijshëm, për shkak të ndërhyrjeve të paligjshme që bëhen në rrejt nga banorët e fshatit Ziçisht, por kryesorja mbetet amortizimi i rrjetit te ujësjellësit, i cili është mbi 30 vjeçar.Ata kërcënojnë se nëse ky problem nuk zgjidhet do të bllokojnë rrugën e automjeteve, pasi deri më tani pavarësisht ankesave të shumta, askush nuk ka marrë masa për prerjen e lidhjeve të paligjshme apo për zëvendësimin e rrjetit.Banorët prej muajsh tashmë u janë drejtuar burimeve të fshatit apo edhe fshatrave të tjera për të mbushur ujë, ku në të shumtën e rasteve dërgojnë femijët, të cilët rrezikojnë të përplasen nga makinat.Në lidhje me këtë problematikë Kryetari i komunës në një lidhje telefonike, shprehet se nuk ka fonde për të zgjidhur problemin. “Kemi denoncuar rastin por nuk kemi marrë përgjigje”- sqaron kryetari i komunës Kryeart Sejdo.