Vizita e Papës, vazhdon mbjellja e pemëve për në rrugën e Rinasit
Edhe të djelën, firmat kontraktuese për mbjelljen e pemëve në rrugën që të çon në aeroporitn e Rinasit po punon intesivisht.U desh vizita e Atit të Shenjtë që qytetarët të shohin një rrugë më të rehabilituar dhe të gjelbërt. Pak më tutje nga hyrja e rrugës për në Rinas, në rrugë shihen makineritë, paralelisht me to, punonjësit po vijojnë mbjelljen e pemëve.Pemët po zëvëndësojnë këto tabelat e mëdha të hekurat që sot prehen në tokat e mbjella të fermerëve.Në momumentin e humansites Nënë Tereza, i cili qëndonte prej vitesh, sot ka vetëm dhe e baltë. Terreni nga shkulja e këtij monumenti do të punohet për vendosjen po të figurës së saj, por një monument vizulisht më i bukur se i dikurshmi.Qytetarët kanë qenë jo pak të ndjeshëm ndaj heqjes së këtij monumenti dhe po ashtu ndihen konfuzë me kë e kanë zvendësuar atë. Ata nuk kanë shumë informacion se realisht çfarë do të ndryshojë.Pak metra më tutje gjendet një shitës misrash, edhe ai do të largohet në ditën kur Papa do të jetë në Shqipëri. Po ashtu edhe ambulantë të tjerë në afërsi të aeroportit.Gjithaçka duhet të duke më e sistemuar dhe e paqartë në sytë e Atit të Shenjtë i cili zgjodhi Shqipërinë për të nisur më pas turin e Ballkanit.Kështu duhet të jetë mesa duket imazhi i një vendi ku po punohet, pa tregëtar ambulant, me një monument më normal, me pemë dhe pa tabela të mëdha reklmash.