Pse është Federika Mogherini, një mike e mirë e Shqipërisë

Tiranë - Kryediplomatja e sapozgjedhur e BE-së, Federika Mogelini, e konsideruar nga Kryeministri shqiptar si "një grua e mençur dhe një mike e mirë", është një shpresë më shumë për Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.Ajo e ka vizituar Shqipërinë në 25 korrik të këtij viti, e pritur nga Zv.Kryeministri Niko Peleshi, kreu i Kuvendit Ilir Meta, kreu i PD-së Lulzim Basha. Në takimin që ka pasur me Peleshin, Mogherini ka vlerësuar reformat dhe arritjet e qeverisë shqiptare dhe është shprehur se marrja e statusit kandidat nga Shqipëria ishte në fakt një fitore edhe për Italinë.Ministrja italiane ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë Italiane për të thelluar bashkëpunimin ne të gjitha fushat si dhe për të intensifikuar edhe më tej marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve. Gjithashtu, Mogherini ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në rajon si një faktor stabiliteti dhe ka shprehur bindjen se iniciativat e bashkëpunimit rajonal do të kenë mbështetjen e vazhdueshme të Italisë.ar.sh/Oranews.tv