Delvinë, pas 23 vjet heshtjeje, nis rindërtimi i bulevardit të Finiqit
Delvinë, Finiq- Pas 23 vjetësh heshtje, kanë nisur punimet për sistemimin e bulevardit qëndror të komunës Finiq. Një investim i konsiderueshëm prej rreth 60 milionë lekësh, dhënë nga Qeveria shqiptare, do të bëjë të mundur sistemimin e rrugës hyrese për në komunën e Finiqit deri në qendër të saj me një gjatësi prej rreth 1 km.Kryetari i komunës së Finiqit, Sokrat Spiro, e quan vlerësim për komunën që ai drejton atë që Qeveria shqiptare bëri kohët e fundit me financimin që dha. Ka qënë një periudhë e gjatë heshtjeje investimesh në këtë zonë, shprehet kryekomunari Sokrat Spiro, ndërsa i ka qujatur punimet me ecuri të mbarë dhe realizmin brenda afatit kohor të përcaktuar, 90 ditë kalendarike.“Komuna e Finiqit është komunë e banuar nga minoritet etnik grek, - shprehet Spiro. - Ajo përbëhet nga 7 fshatra dhe ka rreth 7 mijë banorë. Një pjesë e mirë e familjeve të kësaj komune prej vitesh kanë emigruar në Greqi, ndërsa kthehen në çdo vit për të kaluar pushimet e beharit këtu.”Intervistë me kryetarin e Komunës së Finiqit, Sokrat SpironPrej ditësh shohim që kanë nisur punimet për sistemimin e bulevardit të komunës suaj, me investime të kujt bëhen?Po, kanë nisur punimet për sistemimin e bulevardit qëndror të komunës Finiq. Eshtë një investim i financuar nga Qeveria Shqiptare nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve për këtë projekt. Vlera e këtij financimi është 60 milionë lekë të reja me TVSH. Siç e shihni punimet kanë filluar dhe ecuria është e mbarë.Çfarë do të bëhet konkretisht?-Do të rikonstruktohet gjithë gjatësia rrugës nga hyrja në qendër të komunës. Do bëhen trotuare në të dy antë e saj. Do të bëhet kanalizimi i ujërave të shiut. Rruga do të bëhet me ndriçim bashkëkohor. Në të dy anët e rrugës do të mbillen edhe pemë.Sa është gjatësia e kësaj rruge që ka nisur të sistemohet?Eshtë rreth 1 km.Firma do të arrijë të realizojë puniumet në kohën e duhur?Ritmet e deritanishme të punimeve tregojnë se përfundimi do të realizohet brenda afateve kohore.Rregullimi e sistemimi i kësaj rruge pas sa kohësh vjen, z.kryetar?Mbas shumë kohësh. Flasim për një periudhë mbi 20 vjet.ar.sh/Oranews.tv