Shqipëria optimiste për liderët e BE: Mogherini e mençur, Tusk reformator

Tirana zyrtare mirëpret zgjedhjen e krerëve të Bashkimit Europian. Kreu i Qeverisë Shqiptare Edi Rama është shprehur me nota mëse optimiste dhe entuziaste, për Presidentin e ri të Polonisë, Donald Tusk si dhe për Shefen e Diplomacisë, Federika Mogerini.“Fort i gëzueshëm, - shkruan Rama në FB, - lajmi i zgjedhjes së Federika Mogherinit, grua e re dhe e mençur, mike e mirë, që nga sot Shefe e Politikës së Jashtme të BE-së. E shumëmirëpritur për ne, edhe zgjedhja e Kryeministrit të Polonisë, Donald Tusk, si President i BE-së - reformator dhe europianist i vendosur.”Liderët e BE-së i besuan italianes, Federica Mogherini, postin e shefes së re të diplomacisë dhe polakut Donald Tusk atë të Presidentit të Këshillit Europian.Dy drejtuesit e rinj morën bekimin gjatë samitit të vendeve anëtarë të mbajtur në Bruksel. Kryeministri polal, Tusk do të pasojë Herman Van Rompuy, ndërsa Ministrja e Jashtme italiane do të zërë zyrën e baroneshës Catherin Ashton.Në konferencën e parë para medias, pas zyrtarizimit të detyrave,Tusk dhe Mogherini e pranuan hapur se kanë përpara sfida të mëdha.Vendimi i 28 vendeve anëtare është përshendetur nga lider nga e gjithë Europa, mes të cilëve edhe kryeministri shqiptar.ar.sh/Oranews.tv