Tiranë, policia arreston ish-Drejtorin e saj të Krimit Ekonomik

Tiranë – Arrestohet nga kolegët e tij, ish-Drejtori i Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Ismail Elezi, pasi nuk ka kallëzuar një ndërtim të paligjshëm dhe për më tepër, ka kundërshtuar forcat e policisë së Komisariatit 4.Arrestimi i ish-zyrtarit është bërë në praninë e kreu të Komisariatit nr.4 në Tiranë dhe është në kuadër të operacioneve antikorrupsion që Qeveria shqiptare ka ndërmarrë në të gjitha fushat, në të gjithë vendin.Ismail Elezi ishte emëruar Drejtor i Drejtorisë kundër Krimit Financiar në shtator të 2012-ës dhe është shkarkuar nga detyra pas 23 qershorit. Ai është një nga punonjësit e shkarkuar të administratës shtetërore që iu bashkuan grevës së urisë pranë Kryeministrisë në maj të këtij viti.ar.sh/Oranews.tv