Tirana fiton falë gafës së kundërshtarit, mposht Flamurtarin 1-0
Në terrenin rënduar të “Qemal Stafës”, është luajtur sot një superndeshja e javës së dytë mes Tiranës dhe Flamurtarit. “Bardheblutë” e drejtuar nga Magani fituan 1-0 falë në autogoli të Ilion Likës. Fusha, një pengesë serioze për të dyja skuadrat, nuk ka lejuar që të zhvillohet futbolli që të gjithë prisnin.
Pjesa e parë ka qenë mjaft e vakët dhe pa emocione. Tirana ka pasur një rast të pastër shënimi me Bulkun, ndërsa vlonjatët kanë shfaqur dobësi në repartin e përparmë. Kalimi minutave vetëm sa e ka shtuar tensionin te lojtarët në fushë, të cilët janë përplasur në dyluftime të ashpra.
Në pjesën e dytë atmosfera ndizet akoma më shumë, ku në minutën e 62-të kryesori Jemini ndëshkon me të kuqe dy lojtarë. Ndikumanën e Tiranës dhe kapitenin Veliu të kuqezinjve pasi patën një sherr mes tyre dhe Veliu e goditi me kokë.
Menjëherë trajnerët bëjnë zëvendësime për të sistemuar skuadrat e tyre. Në minutën e 66-të, Bakaj godet një top pa pretendime, ndërsa Ilion Lika bën të pabesueshmen, e shtyn me duart e tij topin në rrjet duke i dhënë avantazhin Tiranës. Në minutat e mbetura Flamurtari nuk ka fuqi për të reaguar dhe gjithçka mbyllet 1-0. Tirana i bashkohet Skënderbeut në vendin e parë dhe, ndërsa Flamurtari mbetet në kuotën e 3 pikëve.
(Në foto: Momente gjatë ndeshjes Tirana-Flamurtari)
