Teliti: Mazhoranca do të kapë Bankën përmes “Bordit”, dëm ekonomisë

Tiranë- Nesë djalli fshihet pas detajeve! Për Partinë Demokratike tentativa e maxhorancës për kapjen e Bankës së Shqipërisë fshihet pas paralajmërimit që në shtator do të ketë ndryshime ligjore.“Ne kemi deklarata të përfaqësuesve të PS, që kanë deklaruar se në fillim të sesionit të ri parlamentar do të paraqesin ndryshime sa i përket ligjit të BSH, ndryshime të cilat do prekin dhe mënyrën si do zgjedhet bordi, përbërja e bordit dhe do të kemi anëtarë të ri të bordit nga mazhoranca absolute parlamentare, por jo në mbështetje popullore. Zëvendësimi do bëjë që politika monetare të mos jetë më e pavarur”.Dorian Teliti, ekspert ekonomie pranë selisë blu, tha në Ora News, se ndërhyrja ligjore do të synojë krijimin e mundësivë për zëvendësime në bordin drejtues të BSH-së dhe në këtë mënyrë mazhoranca do vinte nën kontroll politikën monetare.“Tendenca që ne shohim sot është thjesht një zëvendësim i stafit aktual të bordit drejtues të BSH me disa të tjerë që do bëjnë të mundur vënien nën kontroll, fatkeqësisht, të gjithë politikës monetare në duart e qeverisë. Ne presim me padurim të zbardhet e vërteta, çdokush që ka shkelur ligjin duhet të përgjigjet përballë tij. Sa i përket hartimit të politikës monetare, BSH ka qenë institucion që karakterizohej nga një pavarësi e politikës monetare.Të themi të vërtetën edhe kur PD ishte në pushtet nuk është se ka qenë gjithmonë dakord me masat që merrte apo politikën që ndiqte BSH. Por për faktin se Banka e Shqipërisë ka qenë një institucion që nuk punonte vetëm, ka qenë një institucion i “binjakëzuar” me institucionet ndërkombëtare sidomos me FMN. Për hir të stabilitetit ekonomik, bankar dhe financiar të Shqipërisë sovraniteti i BSH asnjëherë nuk është cënuar”.Po a duhen ndryshime në Ligjin për Bankën e Shtetit?“Një incident i tillë pavarësisht se duhet ndëshkuar nuk duhet të cënojë sovranitetin e politikës monetare pasi do kishte kosto shumë më të mëdha. Ndryshimet ligjore mund të bëhen dhe mund të mos bëhen. Qëllimi nuk është thjesht për të dënuar aktin që ka ndodhur,ndryshimet që propozohen të bëhen është të zëvendësohet ky staf drejtues me një staf të ri. Kjo ndikon drejtpërdrejtë në politikën monetare dhe pavarësinë e saj. Kjo do i sillte dëm ekonomisë dhe besueshmërisë së saj”.Në studion e lajmeve të Ora News Teliti zbuloi shqetësimet që kryetari, Lulzim Basha, i shprehu misionit të FMN-së dhe argumentoi pse për selinë blu ekonomia shqiptare po shkon drejt përkeqësimit“Problematikat që diskutuam kanë qenë nga më të ndryshmet, që nga përkeqësimi i situatës ekonomike, kryesisht në familjeve në nevojë.Jemi të shqetësuar për rritjen e papunësisë dhe ujles së konsumit. Një nga zërat që është tregues është TVSH, gjatë muajit korrik është 5 milionë më pak. Ne ngritëm zërin për përkeqësimin e parametrave makroekonomikë, kreditimi është i ulët. Nëse marrim shifrat e qershorit, është 1.6% më i ulët se një vit më parë.Vetëm kreditimi i biznesit është 2.2% më i ulët. Sa i përket kredive të këqia, uljes në letër janë marrë disa masa nga BSH.Ulja e kredive të këqia nuk është tregues që mbështet rritjen ekonomike. Një nga treguesit kryesor është të ulet papunësia, të rrite kreditimi, të mbështeten bizneset e me radhë.Detyrimet e prapambetura në infrastrukturë kishin problematika të kalimit të pushtetit, që bënë një mungesë prej 9 miliardë lekësh të reja.Ne jemi dakord që të shlyhen, por qeveria ka deklaruar me krenari se nuk do hapë projekte të reja investimesh, po paguan vetëm të vjetrat.Për projektet e infrastrukturës deri më sot janë paguar 83 milionë dollar detyrime të prapambetura, po për të njëjtat kontrata nga zëri i investimeve janë paguar 205 mln dollarë më pak. Pra nga njëra anë qeveria thotë se mbështes bizneset duke u paguar 83 mln dollarë detyrime, po për të njëjtat projekte paguan 285 milionë dollarë më pak.Bizneset shqiptare që kanë projektet e infrastrukturës janë paguar më pak se në njëjtën periudhë të qeverisë së mëparshme, 200 mln më pak.Së fundi çështja e transparencës së institucioneve zyrtare. Vetëm për 3 mujorin e parë 2014 është deklaruar një rritje ekonomike prej 1.65%, rritje reale ekonomike, por ka ndryshuar metodologjinë. Nuk na ka dhënë njeri shpjegim si është e mundur që nëse ne kapim tre mujorin e parë të 2014 kemi rritje reale pozitive, por dhe negative dhe kjo përkthehet në deflator negativ. Nëse deflatori është negativ, ekonomia është në krizë dhe ne këtu duhet të ndalemi. Nëse verifikohet edhe në tremujorin e dytë 2014, zyrtarisht ne kemi hyrë në krizë ekonomike për herë të parë gjatë krizës botërore”.