Çipa: Takimi Rama-Basha nuk ezauron zgjidhje, duhet reflektim transparent

Tiranë –"Një takim i mundshëm apo një shtrëngim duarsh mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të opozitës Basha, nuk ezauron zgjidhje dhe nuk sjell një partneritet të ri politik", thotë gazetari, Aleksandër Çipa.I ftuar në RTV “Ora News”, gjatë një interviste me gazetarin Edvin Peçi, Çipa u shpreh se kolegjialiteti parlamentar në Shqipëri, nuk duhet të zgjidhet falë një takimi mes kryetarit të shumicës me kryetarin e opozitës, por duhet të zgjidhen mbi një reflektim transparent në marrëdhënien dhe proçedimin konkret e institucional të vendit.“Është një rutinë e mediave shqiptare, e cila e rikthen këtë diskutueshmëri të nevojës për një takim publik apo duarshtrëngimesh, midis dy protagonistëve politik, në skenën politike të vendit, që janë kryetari i opozitës dhe kryertari i shumicës. Unë mendoj se kjo nuk është një zgjidhje, por është në ripërsëritje e shëmtuar e një regjie politike, që e evidenton dhe në në lloj pikëpamje e ekspozon protaginizmin e politikëbërësve kryesorë.Nga ana tjetër duket sikur zvogëlon mundësinë e partneritetit plural në politikëbërjen shqiptare. Këtë e them në sensin e forcës vendimarrëse. Shumë gjëra të kolegjialitetit parlamentar në Shqipëri, nuk duhet të zgjidhen falë një takimi nominal të kryetarit të shumicës me kryetarin e opozitës, por duhet të zgjidhen mbi reflektim transparent në marrëdhënien dhe proçedimin konkret dhe institucional të vendit.Kjo gjë e bën të mundur që të marrë forcë ligjore vetë ligji.  Një takim midis kryeministrit Rama me kryetarin e opozitës Basha, nuk e ezauron dhe natyrisht nuk sjell as zgjidhje.Ka një vendimarrje të grupit parlamentar te PD-së që është grupi kryesorë i opozitës, por nuk ka më një opozitë në spekter. Spekteri opozitar është ende i paformuar. Nga ana tjetër vendimarrja bojkotuese e grupit parlamentar e PD-së, kaloi nga një pararendje deklaruese e ish kryeministrit Berisha, që në një lloj pikëpamje është autoriteti paraveprues, në një lloj pikëpamje dhe qëndrimi të opozitës.Të gjitha këto na lënë të besojmë që një takim i kërkuar apo i ideuar mediatikisht, midis zotit Rama dhe zotit Basha, nuk ezauron dhe nuk çon në një vendimarrje, apo nuk e ndërton një partneritet të ri të komunikimit dhe të normaliteti dialogues politik” – tha Çipa.Çipa u ndal më tej duke folur për konfliktet politike të ditëve të fundit, ku tha: “Duket sikur marrëdhëniet midis pozitës dhe opozitës, përfshij edhe një nga institucionet më të rëndësishme siç është Presidenti i Republikës, janë marrëdhënie që mbeten në vazhdën e një konfliktuakliteti politik.Aty ku u ndërpre seanca e sezonit të kaluar dhe që vazhdon, tashmë me parathënien e bërë së pari nga kryetari i opozitës zoti Basha, i cili u deklarua se mbetë në fuqi vendimi i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, për bojkotin e sallës së Parlamentit, edhe në ditët e ardhshme.Sikundër, marrëdhënia midis Presidentit të Republikës dhe shumicës parlamentare, është një marrëdhënie  e cila karakterizohet nga refuzimi i drejtëpërdrejtë, jo vetëm i dekreteve, po në një lloj pikëpamje edhe qëndrimeve që artikulohen Presidenti i Republikës.Kjo marrëdhënie është një vazhdë e vjetër, që palët në vend që gjenerojnë dhe që lënë në fuqi. Me sa shoh kjo do duhet të jetë nja nga çështjet më serioze, në situatën dhe në skenën  politike të brënshme të vendit.Sepse në planin e jashtëm duken se situatat janë pozitiviste. Duhet t’a kuptojmë se Samiti i Berlinit ka një rëndësi të veçantë sepse  - jo vetëm në planin honorifik, por edhe atë përmbajtësor -  e vendos Shqipërinë në një pozitë, jo vetëm të parneriteti, pse jo edhe të aktrimit diplomatiko-politik rajonal.Duhet kuptuar që ky lloj protaginizmi – në një lloj përmbajtje, sepse nuk duhet ta ekzagjerojmë -  i politikës zyrtare të Shqipërisë në reflektimin e vet rajonal, duhet të riktheje edhe një herë vëmendjen tek problematika e brëndshme, tek mosmarrëveshja e brënshme me opozitën” – u shpreh Çipa.Sezonin e ri parlamentar, Çipa e analizon duke thënë se opozitës duhet ti krijohen mundësi të jetë vendimarrëse në parlament, sidomos për çështjet kushtetuese të vendit, dhe shton se: “Moslejimi i lënies në fuqi i bojkotit të opozitës, pavarsisht se vetë Kryeministri në sensinin politik, shprehet se ky është një problem i opozitës.Por në një këndvështrim tjetër, opozitës duhet që në muajt e ardhshëm që t’i krijohen mundësi që të jetë alternante në vendimarrje në paralament, sidomos me çështjet që kanë të bëjnë me funksionimin kushtetuese të vendit -  sepse një konflikt me opozitën një konflikt me pushtetin që praktikisht opozita e ka të indulgjuar, siç është Presidenti i Reapublikës - në një lloj pikëpamje nuk i shkakton kosto opozitës, por i shkakton kosto shumicës”.