Ndërron jetë akademiku Shaban Demiraj, homazhe në Akademinë e Shkencave

Akademiku dhe gjuhëtari, profesor doktor, Shaban Demiraj, ka ndërruar jetë sot në moshën 94-vjeçare duke lënë pas një vepër të jashtëzakonshme në fushën e albanologjisë.Në vlerësim të veprës dhe figurës së profesorit nesër do të zhvillohen homazhe në Akademinë e Shkencave.

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për humbjen e shkencëtarit të historisë së shqipes.
Albanologu i shquar, profesor doktor Shaban Demiraj, lindi në Vlorë, por për shumë vite jetoi dhe punoi në Tiranë.Ai ka qenë kryetar i Akademisë së Shkencave në vitet 1993-1997, ndërsa për 27 vjet (1962-1989) drejtoi katedrën e gjuhës shqipe.Profesor doktor Shaban Demiraj ka shkruar mjaft vepra për gjuhën shqipe, ndër të cilat edhe 8 monografi, studime për fonetikën, morfologjinë dhe sintaksën historike të gjuhës shqipe.Ai është figurë e njohur për shkencën gjuhësore në Ballkan e Evropë dhe për kontributin e shquar, ka mbajtur titujt “mësues i popullit dhe mjeshtër i madh i punës”