Basha: Ç'fat i keq, vendi në duart e shitësve të broçkullave

Tiranë – Kryeministri Rama rezulton një “shitës broçkullash” në kushtet kur në të sotmen po zënë vend krimi, vrasjet dhe tritoli. Si gjithmonë, pa ia përmenduar emrin, por duke e nënkuptuar qartë se kujt ia drejton mesazhin, kreu i PD-së Lulzim Basha i ka kthyer një përgjigje të shkurtër dhe të prerë, Kryeministrit Rama, i cili ka dhënë shumë deklarata optimiste, 24 orët e fundit që nga përfundimi i Samitit të Berlinit.“Kur krimi të duket elitë politike, - shkruan Basha në Fb, - nuk ka pse rënia ekonomike mos të të duket zhvillim, vrasjet dhe tritoli te te duken siguri, kapja e te gjithe pushteteve te te duken normalitet, oligarkia te te duket demokraci. Ç'fat i keq për të sotmen e këtij vendi, - përfundon ai, - që ka rënë në duart e armiqve të së vërtetës dhe shitësve të broçkullave...”Pak minuta më pas, një mesazh në Fb i publikuar edhe nga Rama, tregon se Kryeministri është ende në vazhdën e Samitit dhe disi më larg, problemeve të ditës që shqetësojnë Bashën.“Dje ka nisur një proces që nga sot na takon ne përgjegjësia për ta shndërruar në historik, - shkruan Rama, - duke jetësuar me mbështetjen e Gjermanisë e BE-së projekte të përbashkëta zhvillimi në rrugën e ëndrrës europiane të popujve të Ballkanit. Faleminderit Gjermanisë dhe kancelares Merkel.”armanda shtëmbari/Oranews.tv