FOTO/ Berisha thyen rekordin në not, por tani jo më si kryeministër
Ish-kryeministri Berisha, e ka bërë tashme traditë që çdo vitë në periudhën e verës, të thyejë rekordin e tij të notit.Këtë vit ai ka notuar 153 minuta në ujërat e detit Jon, “pa llogaritur rezervan”, siç shkruan ai në rrjetin social facebook.
Berisha, i cili çdo vit thyen rekordin e tij personal ka menduar se kjo ka qenë magjia e ujërave të detit Jon, por këtë vit ai ka zbuluar se e gjithë kjo është e lidhur me pasionin e tij për ujin.
Ish-kryeministri sjell në kujtesë vitet e tij të fëmijërisë, kur lahej në lumenj, në kaltërsinë e Valbonës, në liqene, në rezervuara dhe për të arritur deri në ujërat e deteve.
Ja se çfarë shkruan ai në FB, shkrim të cilin e shoqëron me disa foto.Sot një rekord i ri! Notova më shumë se kurrë në jetën time!“Të dashur miq, sot unë theva një rekord timin të një viti më parë. Sot unë notova në det të hapur 153 min, pa llogaritur rezervën, pra notova më shumë se kurrë më parë. Gjithnjë mendoja se rekordet e mia joniane ishin të lidhura edhe me magjinë e ujrave të Jonit. Por sot unë provova se ato ishin krejtësisht të lidhura me pasionin tim për ujin, notin dhe magjinë e këtij pasioni.Gjatë notit sot kam shfletuar faqe për faqe librin tim të notit që nga vitet e fëmijerise së hershme kur laheshim në lumenj që mbusheshin me ujerat e borës që shkrinte dhe ndonjëhere në Valbonë në kaltërsine e saj të akullt, në liqenj akullnajash në Alpe, me pas në rezervuare, liqenjte dhe detrat e vendit, deri tek rekordi i ri personal i sotem. Persosmeria nuk ekziston por une falenderoj Zotin dhe ndjehem krenar dhe i privilegjuar me raportin tim me ujin.”